E ardhmja e Edinson Cavanit lidhet me Atletico Madrid. Sulmuesi i PSG preferon transferimin tek ekipi i Diego Simeones dhe “Colchoneros” kanë ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij sipas raportimeve të spanjolles Marca.
Ndryshe mendojnë kampionët e Francës. PSG kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë menjëherë 32-vjeçarin latin, shumë që do e investonte në merkato. Kontrata e “El Matador” me klubin aktual përfundon në fund të këtij sezoni dhe Atletico e cilëson tepër të lartë këtë shumë.
Gjithsesi, raportet mes dy presidentëve janë shumë pozitive dhe mund të arrihet në një akord. Merkato mbyllet me 31 janar dhe ka kohë për të arritur një marrëveshje, pavarësisht se diferenca prej 20 milionë eurosh midis kërkesës dhe ofertës është shumë e madhe. /abcnews.al