Nga “Rama ik” në “Rama mik”, opozita parlamentare: Nuk votojmë një dokument që na vjen i gatshëm

schedule15:25 - 15 Janar, 2020

schedule 15:25 - 15 Janar, 2020

Opozita parlamentare ironizon uljen e PD-së në tryezë me socialistët, duke thënë se nga “Rama ik”, tashmë Basha shkoi në “Rama mik”. Në prononcime për “ABC News”, deptuetët e rinj thonë se nuk do të votojnë asnjë dokument që arrihet jashtë Kuvendit dhe që nuk përmban ndryshimin e sistemit.

Opozita parlamentare e shikon kthimin e demokratëve në tryezën e dialogut, si tregues se ata që pranuan mandatet dhe njohën Kuvendin ishin në rrugën e duhur. Ironitë nuk i kursejnë ndaj Lulzim Bashës.

Luli kthehet përsëri të pika zero duke ikur me vrap, si ato xhirot që bënte rreth e qart kryeministrisë për të rrëzuar Ramën, kanë ngelur nja 18 vende bosh aty në kuvend dhe po t’ua japësh mundësinë Lulit, Monikës, Peçi Vasilit vijnë aty dhe nuk e kanë  fare problem. Nga “Rama ik” ,“Damiani ik”, sot janë bërë miq”, thotë Halit Valteri.

Por deputetët e rinj nuk janë të gatshëm që të votojnë një dokument që ju vjen nga jashtë i gatshëm, pa u përfshirë kërkesa e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Kur palët e kanë futur vendin në krizë dhe vazhdojnë gjithmonë të bëjnë një marrëveshje jashtë ligjore por e bëjnë në marrëveshje politike, kjo duhet të përfundojë njëherë e mirë”, tha Korab Lita.

“Jemi dakord që duhet të vazhdojë, por jo me kulisa dhe jo në dëm të qytetarëve shqiptar”, Alban Zeneli.

“Mirëseerdhët në instirucione, pse gjithë kjo zhurmë, pse gjithë kjo krizë politike gjatë vitit të kaluar, pse duheshin lodhur shqiptarët dhe pse duhej humbur kaq muaj kohë, për një ulje në tavolinë me përfaqësuesit e Edi Ramës“, tha Ralf Gjoni.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor kërkon 84 vota, ndërsa mazhoranca ka arritur të ketë më shumë se 100 vota, me ndihmën e opozitës së re, e cila e heshtur dhe e panjohur, zotëron kartonë në Kuvend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!