Pranoi Ramën dhe Gjiknurin pas pushimit të akuzave? Basha i përgjigjet Topallit

schedule14:43 - 15 Janar, 2020

schedule 14:43 - 15 Janar, 2020

Në 24 orët e fundit kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë në qendër të kritikave pas pranimit për tu ulur në tryezë me mazhorancën, me qëllim arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Një prej zërave më kritikë ishte ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kjo e fundit theksonte se Basha pranoi Ramën dhe Gjiknurin, duke e lidhur me faktin e pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus, ku Lulzim Basha dhe dy zyrtarë të tjerë ishin të pandehur.

I pyetur nga nga gazetari i Abc News, Juxhin Mustafaraj lidhur me këto aludime, se nëse marrëveshja u bë për shkak të vendimit të gjykatës, Basha nuk kursehet aspak në përgjigjen e tij, teksa nuk preferon t’i quajë kritikë të tij.

Sipas Bashës këta janë njerëz të Edi Ramës dhe se i shërbejnë këtij të fundit. Kreu i demokratëve thekson po ashtu se ka qenë presioni i ndërkombëtarëve që prej dhjetorit që mazhoranca të pranonte tre kushtet e opozitës.

“Nuk janë kritikë të mi por përfitues të Edi Ramës. Janë njerëz që kanë vënë në funksion cdo gjë ndaj Edi Ramës. Prandaj nuk meritojnë asnjë përgjigje.

Pyetjes suaj do i përgjigjem. Prej fillimit të dhjetorit faktori ndërkombëtar ka ushtruar presion ndaj mazhorancës për të pranuar tre kushtet e opozitës. Nëse takimi do zhvillohej nesër këtë nuk mund ta thonim në orët e fundit për shkak të tentativave për ta zvrarritur. Ndaj e falenderoj fakrorin dnërkombëtar për presionin”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!