Uefa ka shpallur ditën e sotme ekipin më të mirë të vitit që lamë pas. Formacioni është vendosur nga votat e tifozëve, ku kanë marë pjesë më shumë se 2 milionë njerëz.
Plot 6 lojtarë vijnë nga Premier League në formacionin e vitit 2019. Ekipi që ka më shumë lojtarë është Liverpool, kampionët në fuqi të Champions League. Alisson, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane kanë arritur të jenë në formacionin e Uefas.
De Ligt kompleton repartin e mbrojtjes, ndërsa Frenkie de Jong dhe Kevin De Bruyne janë dy mesfushorët e zgjedhur. Në sulm janë të zakonshmit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo si dhe sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski. /abcnews.al