Interi dhe Roma janë në rrugën e duhur për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të përfshijë anësorin Matteo Politano dhe mbrojtësin e krahut, Leonardo Spinazzola.
Pas dëmtimit të Nicolo Zaniolo, i cili është dëmtuar për pjesën e mbetur të sezonit, Roma përshpejtoi bisedimet me Interin për një shkëmbim Politano-Spinazzola.
Kështu siç gjërat qëndrojnë, të dy palët janë të gatshme të përfundojnë marrëveshjen, pasi bisedimet kanë përparuar shumë mirë.
Një marrëveshje është gjetur, pasi Politano do të ndihmojë Romën të zëvendësojë Zaniolo, ndërsa Spinazzola do të shtojë një tjetër alternativë shumë të nevojshme për Interin në prapavijë. Të dy lojtarët vlerësohen në 25 milion euro./abcnews.al