Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku tregoi hapat e tij të parë në karrierë, aventurën te Real Madrid, kalimin tek Arsenali dhe marrëdhënien që ka me trajnerin e ri të “Topçinjve”, Mikel Artetën.
Fantazisti gjerman i ka thurur elozhe strategut spanjoll, i cili edhe pse është trajneri më i ri në Premier League, po tregon një eksperiencë të jashtëzakonshme, duke rikthyer entuziazmin dhe lojën e bukur te një skuadër që dukej e humbur deri pak javë më parë.
“Arteta e di shumë mirë çfarë të na thotë, ai ka një sjellje shumë pozitive dhe dëshiron me doemos të na bëjë neve të suksesshëm”, u shpreh fillimisht Ozil.
“E shikoj qartë se ai ka një uri të madhe për të qenë i suksesshëm, por në të njëjtën kohë, mbetet me këmbë në tokë dhe na kupton neve futbollistëve. Ai i ka të gjitha aftësitë për t’u bërë një trajner i madh dhe për të qenë i suksesshëm këtu”, tha Mesut Ozil./abcnews.al