Prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun Qerim Ismailaj, ku veprimi i parë kryesor është marrja e gjurmëve të gishtave.
Gazetarja Glidona Dacin bën me dije për abcnews.al se pas dy ditëve do të dërgohet kërkesa kryebashkiakut të Mallakastrës, që të paraqitet në laboratorin e kriminalistikës për depozitimin e gjurmëve të gishtërinjve. Në bazë të gjurmëve të gishtërinjve do të bëhen dhe gjithë verifikimet . Gjithashtu, i është dërguar edhe një kërkesë për marrje informacioni autoriteteve greke.
Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar ditën e sotme kërkesë KQZ për kryebashkiakun e Mallakastrës.
Organi i akuzës ka kërkuar nga KQZ, që ti vihet në dispozicion formulari i vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj, i depozituar me herët nga vetë kryebashkiaku i Mallakastrës./abcnews.al