Llapi ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Klubi dardan ka siguruar shërbimet e një qendërsulmuesi. Ai është Premtim Jakupi, i cili vjen nga Drita e Tetovës. 19-vjeçari është një investim i së ardhmes dhe ka firmosur për 3 vite me ekipin nga Podujeva.
Jakupi është një prodhim i Shkëndijës së Tetovës dhe është gati të lërë gjurmë në IPKO Superligën e Kosovës. Trajneri Batatina është i kënaqur me këtë afrim dhe pret shumë nga ai. /abcnews.al