Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla në një pronocim për mediat ditën e sotme u shpreh edhe për kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
“Deri më tani janë paraqitur në Kuvend, 5 kandidatura”, tha Balla.
“Kuvendi i Shqipërisë ka afat deri në datën 26 janar për tu shprehur. Sapo Kuvendi të fillojë punë brenda këtij afati në mënyrë të menjëhershme do të votohet, nëse një nga kandidatët do të marrë 84 vota, do të jetë kreu i ILD-së. Në rast të kundërt, në përfundim të afatit 30 ditor, ai që është renditur i pari, është automatikisht fituesi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë”, shtoi numri dy i socialistëve.
I pyetur nga gazetarja Esjona Konomi se nëse Artur Metani ishte zgjedhje e Partisë Socialiste, Balla tha: “Duhet kuptuar që draftimi i reformës në drejtësi, një prej elementëve të rinj që solli ishte çelësi zhbllokues të rasteve kur Kuvendi nuk arrin të garantojë një votë të cilësuar, 84 vota për një prej kandidatëve. Nuk dua të komentoj asnjë prej kandidatëve sepse duhet respektuar një më një procedura parlamentare”./abcnews.al