Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat është shprehur se ditën e hënë Kuvendi do të njoftohet për mberritjen e dekretit dhe pas shqyrtimit në Komisone, dhe më pas mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta, për paketën “anti-shpifje”.
“Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhërit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.
Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes dhe po ashtu dua të riktheksoj se përmirësimet ligjore në të dyja ligjet komonente të paketës anti-shpifje janë certifikuar tërësisht nga nga partneri ynë i rëndësishëm, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) edhe për faktin historik që Shqipëria ka nderin ta drejtojë këtë organizate që mban në vetvete mbi 1 miliard qytetarë dhe më shumë se 57 vende. Kështu që sipas procedurës parlamentare ditën e hënë më datë 20 janar ardhja e dekreteve i njoftohet seancë dhe më pas komisioni përgjegjës do ti shqyrtojë dhe në seancën më të parë pasuese dekretet e Presidentit do të rrëzohet”, tha Balla.
Lidhur me Reformën Zgjedhore, numri dy i socialistëve u shpreh se do të bëhet në Parlament dhe se PD ka vendin e saj, madje edhe të drejtën e vetos.
“Vendi ku diskutohet refoma zgjedhore janë edhe Parlamenti dhe komisomi, PD e ka vendin e saj të garantuar,, ku i shtëë dhënë edhe e drejta e vetos. Unë dua të nxis të gjithë anëtarët ekomisionit të reformës zgjedhore që të ecim sa më shpejt. Siç e kemi thënë hapi i rëndësishëm është adresimi i rekomandimeve të Odihr. Ndërkohë që lidhur me një cështje tjetër që është artikuluar edhe nga opozita parlamentare, çështja e sistemit. Kjo është një cështje që lidhet me kushtetutën dhe diskutimi duhet të jetë më i gjerë dhe i takon nëj momenti të dytë”, tha Balla./abcnews.al



