VIDEO | “Dhurata” e Firat i bashkohet Vllaznisë, zbret direkt në fushë

schedule09:56 - 13 Janar, 2020

schedule 09:56 - 13 Janar, 2020

Vllaznia lëviz në merkato dhe afron një sulmues, emri i të cilit për herë të parë u zbulua në emisionin Pressing në ABC News, nga menaxheri Tani Koma. Bëhet fjalë për Eugen Sidorenco, i cili transferohet nga moldavët e Zimbru te kuqeblutë.

Sulmuesi më së shumti luan në krah dhe nuk është se shquhet për numrin e golave. 30-vjeçari është pjesë e kombëtares së Moldavisë dhe afrohet te Vllaznia me ndërmjetësimin e Engin Firat, i cili ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te skuadra veriore.

Karriera e Sidorenco

“Ekipi ka vijuar edhe ditën e djeshme procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e radhës në përgatitoren që është duke zhvilluar në Ohër. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes është bashkuar me ekipin në hotel “Belvedere” edhe sulmuesi Eugen Sidorenco.

Drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e kombëtares moldave dhe në ditët në vijim pritet që ajo të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratë. Sidorenco sakaq në orën 11.00 do të bashkohet me ekipin në stërvitje duke zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë”, njofton klubi i Vllaznisë. /abcnews.al