Një person është përplasur nga treni në Indi, teksa po bënte bënte një video selfie përpara trenit, në shinat e hekurudhës.
T. Siva, trajner palestre, injoroi paralajmërimet e një personi afër tij dhe drejtuesit të trenit. Ngjarja ka ndodhur më 21 Janar në stacionin hekurudhor Borabanda.
Sipas policisë, Siva i ka mbijetuar përplasjes por ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai është thirrur nga gjykata dhe është gjobitur me 500 rupi (rreth 7 dollarë).
Videoja që tregon momentin e përplasjes është shpërndarë mijëra herë në Facebook. Në të dallohet Siva që qëndron i palëvizur edhe pse treni afrohet. Sipas BBC, në sfond dëgjohet një person, i cili e paralajmëron të largohet, por Siva nuk lëviz dhe vazhdon të filmojë duke thënë “një minutë”.
Pamjet tregojnë momentin ku ai goditet në pjesën e djathtë të trupit dhe telefoni bie në tokë.
Të bësh një video duke qëndruar pa lëvizur, përballë një treni që afrohet me shpejtësi, po kthehet në një trend vdekjeprurës në Indi./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=7vEhBkyj8iY