Është mbyllur takimi i Ligue 1 mes PSG-së dhe Monacos, që ishte dhe kryendeshja e javës së 20-të në kampionatin francez. Dhe, nuk zhgënjeu: Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 dhe asnjë nga skuadrat nuk meritonte të humbiste.
Neymar zhbllokoi takimin që në minutën e tretë, por brenda 10 minutash, Monaco përmbysi gjithçka në 1-2. Një autogol i Toure çoi shifrat në 2-2, para se Neymar të shënonte sërish me penallti në fundin e pjesës së parë, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-2.
Në pjesën e dytë, Monaco nuk u pajtua aspak me disavantazhin dhe shtyu përpara në kërkim të golit të barazimit, që erdhi në minutën e 70-të me anë të sulmuesit Islam Slimani. Në përfundim, dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3./abcnews.al

