Takimi kryesor i kësaj jave në Ligue 1, është padiskutim ai mes PSG-së dhe Monacos, dy rivalë të vjetër të futbollit francez. Kampionët në fuqi shënuan të parët, që në minutën e tretë të takimit, me anë të yllit brazilian, Neymar Jr.
Pasi merr një pasim të përkryer nga Verrati, Neymar tregohet i saktë para porte, duke shënuar me të majtën në shtyllën e parë. Por goli i brazilianit nuk do të ishte i vlefshëm për shumë kohë, pasi Monaco barazoi në minutën e tetë të sfidës, me anë të Gelson Martins. Në minutën e 13-të, Monaco përmbysi gjithçka, me golin e Ben Yedder./abcnews.al
Ligue 1, java 20
PSG – Monaco 1-2
Neymar 3′ / Martins 8′, Ben Yedder 13′

