Partizani nuk është 100 për qind në formë në prag të ndeshjes në Vlorë ndaj Flamurtarit, por trajneri Sulejman Starova, gjithsesi, kërkon rezultat pozitiv. Ai flet edhe për sherrin me Trashin, dhe ka një batutë me trajnerin rival, Duro.
Nuk ka arritur të punojë siç duhet.
Sulejman Starova nuk është aspak i kënaqur me Partizanin, që ka pasur në dispozicion këto kohë, sidomos për vonesat në afrimin e lojtarëve.
Trajneri i kryeqytetasve flet pikërisht për këtë, përpara sesa të japë opinionin e tij për ndeshjen në fushën e Flamurtarit në Superligë.
Flamurtari është paraqitur më mirë se të kuqtë, madje luan në shtëpi, por Starova është nga ata që e mban kokën lart.
Një problem më shumë në Turqi ishte sherri i trajnerit me mesfushorin Trashi.
Nuk mund të mungonte një batutë, kur u pyet nëse do t’ia jepte dorën trajnerit rival, Shpëtim Duro, me të cilin nuk ka marrëdhënie aspak të mira./abcnews.al