Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter përgjigjet me “poker”/ Kampionët e Italisë nuk lejojnë që Lazio të arratiset

schedule13:35 - 29 Nëntor, 2026

schedule 13:35 - 29 Nëntor, 2026

Besimin e ka të plotë se do t’ia dalë.

Interi mbetet sërish tri pikë prapa Lacios në renditjen e Serisë A, por megjithatë kriza sikur ka kaluar dhe kohët e këqija janë lënë pas.

Kampionia në fuqi e Italisë e mbajti ritmin e kryeqytetasve, që luajtën e fituan pak më herët, duke shkatërruar 4-0 Xhenoan në “San Siro”.



Mbi 75 000 spektatorët u kënaqën me suksesin, ndonëse përballja nuk ishte aq e lehtë.

Lautaro Martinez hapi serinë e golave për zikaltërit, pastaj Markus Turam realizoi të dytin dhe Petar Suçiç goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë.

Kroati sikur premton që të mos qahet mungesa e yllit Hakan Çalhanoglu.

Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, sërish Turam shënoi duke plotësuar dygolëshin.

Interi bëri në përgjithësi lojën, pasi jo më kot e mbajti topin mbi 71 për qind.

Gjithsesi, vlen të theksohet se milanezët ia dolën me vetëm 4 gjuajtje në kuadrat, që ishin edhe 4 golat, ndërsa goditjet në total ishin 15-11, e gjenovezët e gjetën portën tri herë.

Në radhët e tyre titullar luajti mbrojtësi I kombëtares, Mario Mitaj, që ishte një nga më të mirët për të vetët.

“Interi kafshon, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Spektakël Lautaro-Turam në “San Siro”! Fluturon Lacio, por Kivu përgjigjet dhe mbetet në -3!”

“Il Korriere Delo Sport” bën lojë fjalësh duke bashkuar emrat e Lacios dhe Interit: Lacioster! Rino për rekord, poker I Interit! Mbetet në -3!”

Kampionët kanë 32 pikë në renditjen e Serisë A, ndaj 35 të lacialëve, ndërsa gara për titull do të vazhdojë e ashpër, sepse janë luajtur vetëm 13 javë kampionat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!