Sakrifica e atyre që luftuan për çlirimin e vendit është kujtuar kete te diele, në disa qytete të Shqipërisë, në 82-vjetorin e kësaj ngjarjeje historike
Në Vlore, homazhet u zhvilluan ne varrezat e deshmoreve, ku morën pjesë familjarë të të rënëve për liri, intelektualë, veteranë. Në ceremoninë zyrtare janë vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorëve të kombit.
Edhe në Krujë, 82-vjetori i Çlirimit të atdheut është përkujtuar me homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.
Në Durrës, drejtues vendorë, deputetë të Kuvendit dhe veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare kanë zhvilluar homazhe në nderim të dëshmorëve të atdheut.
Homazhe në nderim të dëshmorëve janë zhvilluar edhe në qytetin e Fierit, ku përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule pranë Varrezave të Dëshmorëve.
Në ceremoninë e këtij viti munguan përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të cilët e përkujtojnë Çlirimin më 28 Nëntor. Këtë herë, ata nuk zhvilluan homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, për shkak të angazhimit në protestën e zhvilluar një ditë më parë.
Edhe në Lezhë, 82-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është përkujtuar me homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve.
Ata theksuan se kujtimi i të rënëve duhet të shërbejë si një thirrje për më shumë përgjegjësi, solidaritet dhe angazhim në shërbim të vendit.
Në kuadër të këtij përvjetori, në Lezhë janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera tematike, me synim përkujtimin dhe nderimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë kombëtare./abcnews.al


