Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Akset rrugore në vend të hapura, qarkullimi vijon normalisht

schedule09:03 - 29 Nëntor, 2026

schedule 09:03 - 29 Nëntor, 2026

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit, ndërsa në disa akse rrugore ka pasur edhe reshje shiu me intensitet mesatar. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në Rajonin Verior, reshje dëbore janë regjistruar në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Hani i Hotit–Vermosh, Bogë–Theth, Sopot–Kërrnajë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë–Bajram Curri, Bulqizë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë dhe Dedaj–Razëm.

Ndërsa në Rajonin Jugor, dëbora ka përfshirë akset Qukës–Qafë Plloçë, Qafë Plloçë–Qafë Thanë, Librazhd–Fushë Studen, Korçë–Dardhë dhe Zëmblak–Goricë.



ARRSH bën me dije se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punonjës, duke kryer pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar krijimin e ngricave.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset ku ka prezencë dëbore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!