Zylfie Haklaj, në një intervistë për ABC News, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 28 nëntorit 2000 në Tropojë, vrasjet që tronditën familjen e saj dhe mungesën e drejtësisë ndër vite.
Haklaj është ndalur edhe te ngjarjet e rënda që, sipas saj, shënuan Tropojën në nëntor dhe dhjetor të vitit 2000, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Sali Berishën për përdorimin e qytetarëve për interesa politike.
Ajo kujtoi protestat e 28 nëntorit 2000, sulmin ndaj institucioneve në Bajram Curri dhe vrasjen e Ylli Haklajt më 3 dhjetor të po atij viti.
Sipas saj, këto ngjarje mbeten një plagë e hapur për familjen dhe për Malësinë e Gjakovës, ndërsa kërkesa për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë vazhdon prej vitit 1997. “Drejtësia e vonuar rrezikon të kthehet në drejtësi të mohuar”, është shprehur Haklaj, duke theksuar se familja e saj ende nuk ka marrë përgjigje për ngjarjet që kanë tronditur Tropojën.
Zylfie Haklaj ka bërë edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj Sali Berishës, të cilin e ka cilësuar si përgjegjës politik për shumë prej tragjedive që, sipas saj, ka përjetuar Shqipëria gjatë 35 viteve të fundit. Ajo ka përmendur çështjen e Remzi Hoxhës, tragjedinë e Otrantos, ngjarjet në Tropojë, Gërdecin dhe 21 Janarin, duke kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm.
Ajo e krahasoi Berishën me udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, dhe ish-presidentin irakian Saddam Hussein, duke e akuzuar se përdor popullin për interesat e tij personale. Në përfundim, Haklaj deklaroi se do t’u drejtohet institucioneve shqiptare, trupave diplomatike në Shqipëri dhe Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar drejtësi, ndërsa nëse nuk gjen përgjigje në vend, paralajmëroi se çështjen do ta çojë edhe në Gjykatën e Strasburgut dhe në instancat e tjera ndërkombëtare.
Intervista e Zylfie Haklaj
Zonja Haklaj, ju keni zgjedhur pikërisht pragun e 28 nëntorit për të dhënë një mesazh kundër dhunës. A ju kujton klima e sotme politike, atë që ndodhi në Tropojë në nëntorin e vitit 2000.
Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën. Ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë dhe ditën e flamurit tonë kombëtar. Sot festuam 28 nëntorin, ditën e pavarësisë dhe të flamurit kombëtar, ndërsa nesër do të festojmë 29 nëntorin, ditën e çlirimit të Shqipërisë. Janë dy data që na kujtojnë sakrificat, historinë dhe vlerat mbi të cilat është ngritur kombi ynë. Me këtë rast uroj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe shpresoj që festat e ardhshme kombëtare të na gjejnë më të bashkuar, më të fortë dhe më krenarë se kurrë për flamurin, identitetin tonë dhe identitetin tonë kombëtar. Jemi një komb, një gjak, një gjuhë dhe një flamur. Sot në ditën e pavarësisë dhe të flamurit kombëtar, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhë festojmë një nga ditët më të shenjta të historisë tonë. 28 nëntori është dita që na bashkon të gjithëve rreth simbolit tonë kombëtar, flamurit kuq e zi. Është dita kur kujtojmë sakrificat e të parëve tanë dhe forcojmë besimin se pavarësisht sfidave ne shqiptarët do të qëndrojmë gjithmonë së bashku. Po më kujton ngjarjet e 28 nëntorit 2000 në Tropojë kur Sali Berisha e përdori Tropojën për interesat e tij politike. Pasojat i pagoi Malësia e Gjakovës dhe dy djem humb jetën. Prandaj them se historia nuk duhet harruar sepse kur harrohet ajo rrezikon të përsëritet.
Zonja Haklaj, çfarë ndodhi atë ditë edhe pse kjo plagë vijon të jetë e hapur?
28 nëntor 2000 mbetet nga një një nga ditët më të rënda për Tropojën. Partia Demokratike e përdori Tropojën si mish për top për të nxitur protesta dhe destabilizim më të gjerë në Shqipëri. Si pasojë e atyre ngjarjeve u sulmuan dhe u shkatërruan institucionet ligjzbatuese në Baram Curri dhe humbi jetën Sylhaj. Me datën 2 dhjetor 2000, Partia Demokratike akuzoi publikisht Ylli dhe Hamdi Haklajn se kishin mbrojtur komisariatin e policisë në Tropojë. Në realitet ata nuk kanë qenë fare në Barcurri atë ditë. Më tre dhor 2000 Ylli Haklaj u vra. Ngjarjet e 28 nëntorit 2000 dhe më pas vrasja e Ylli Haklajt me dhorë 2000 mbeten të gdhendura në kujtesën tonë. Kjo plagë vazhdon të jetë e hapur sepse ka pyetje pa përgjigje. Ne kërkojmë zbardhje të plotë të së vërtetës dhe drejtësi për gjithçka që ka ndodhur. Tropoja u përfshin nga dhuna, përçarja dhe konfliktet politike që sollën viktima dhe tragjedi për shumë familje.
Zonja Haklaj, kanë kaluar 26 vjet nga ngjarja e Tropojës dhe nga vrasja e vëllait tuaj, Ylli i Haklajt. A ka marrë familja juaj drejtësinë që kërkon?
Jo. Pas 26 vitesh plagët mbeten të hapura pikërisht sepse drejtësia ende nuk ka folur. kanë kaluar dekada dhe familja jonë ende pret përgjigje të plota për ngjarjet që kanë ndodhur në të kanë tronditur Tropojën. Familja jonë kërkon drejtësi që nga viti 1997 deri më sot nuk ka patur drejtësi të vendosur. Për ngjarjet që kanë goditur familjen tonë ndër vite. Nuk ka pasur asnjë person të akuzuar apo të ndaluar nga drejtësia. Kjo është arsyeja pse them se drejtësia e vonuar rrezikon të kthehet në drejtësi të mohuar.
Kush duhet të japë përgjigje për atë që ndodhi në Tropojë, zonja Haklaj?
Përgjigjet duhet t’i japë drejtësia dhe ata që përdorën popullin për interesa personale dhe politike në atë kohë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kanë kaluar dekada, por ende nuk ka përgjigje për shumë ngjarje që tronditen në Tropojë. Familja jonë ka ngritur prej vitesh akuza të rënda politike ndaj Sali Berishës dhe ngjarjet e asaj periudhe në Tropojë. Ne nuk kërkojmë gjykim politik apo mediatik për hetim të plotë dhe të paansshëm nga drejtësia. Unë mendoj që Sali Berisha është përgjegjësi politik i shumë tragjedive që ka përjetuar Shqipëria në 35 vitet e fundit. Nga Remzi Hoxha 1997, Otranto, Tropoja, Gërdeci 21 janari dhe shumë e shumë ngjarje të tjera në Shqipëri. Për sa kohë nuk ka pasur drejtësi dhe përgjegjësi, e njëjta politikë përçarje vazhdon edhe sot. Historia na mëson se kur harrohen tragjeditë, ato përsëriten.
Zonja Haklaj, dua t’i rikthehemi përsëri reagimit që ju kishit publikuar pikërisht sot në ditën e pavarësisë së Shqipërisë ku thoshit se flamuri ynë nuk është simbol i gjakut, por i lirisë dhe i bashkimit. Mendoni dhe ju se 28 nëntori ditën e sotme u cënua dhe nga kush u cënua?
Unë besoj se simbolika e 28 nëntorit cënohet sa herë që kjo ditë përdoret për përçarje, për interesa politike dhe për të nxitur përplasje mes shqiptarëve. 28 nëntori duhet të jetë një ditë reflektimi, uniteti dhe krenarie kombëtare. Flamuri na bashkon të gjithëve dhe nuk duhet të përdoret kurrë si mbulesë për konflikte politike apo personale. Çfarë do t’i thoshit atyre që i nxisin qytetarët të dalin në përplasje institucionale ndërsa vetë nuk dalin në shesh?
Çfarë do t’i thoshit atyre që i nxisin qytetarët të dalin në përplasje institucionale ndërsa vetë nuk dalin në shesh?
Do t’u thosha të mos luajnë me jetët e shqiptarëve. Mos i përdorni shqiptarët si mburojë për problemet tuaja politike apo personale. Ata që nxisin tensione duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin. Historia ka treguar se ata që bëjnë thirrje nga tribunat politike nuk janë ata që paguajnë çmimin. Çmimin e paguajnë qytetarët e thjeshtë dhe familjet e tyre. Askush nuk ka të drejtë t’i përdorë shqiptarët si mish për top për hallet e veta politike apo personale.
Mendoni se Sali Berisha po kërkon të shkaktojë viktima me këto protesta?
Sali Berishës i them që lirisht mund ta krahasoj me udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei, ndoshta edhe me Sadam Hysseenin e Irakut. Këta janë persona që mund ta krahasoj. Ai përdor popullin si mish për top për interesat e tij personale. Ai ka organizuar sot demonstrata në Shqipëri sepse ai nuk e do rregullin, nuk i do ligjet, nuk e do që Shqipëria të integrohet në familjen e madhe europiane, sepse ai ka frikë nga rregullat, ka frikë nga ligjet, ka frikë nga drejtësia. Ai jeton vetëm me gjak. Ai ka kërkuar sot viktimën e radhë që ai ta përdor.
Zonja Haklaj, e kam edhe një pyetje të fundit për për ju për ta mbyllur. Çfarë i thoni ju sot Sali Berishës dhe çfarë mesazhi keni për drejtësinë shqiptare?
Për drejtësinë shpresojmë që drejtësia të flasë. Shpresojmë, e kuptojmë drejtësinë në çfarë situate gjendet. Gjendet e kërcnuar nga Sali Berisha. ka edhe ndikime ndoshta në mënyra të tjera të nga Sali Berisha se ka juristë që janë shkolluar te plepat e Durrësit nga Sali Berisha, nga vajza e Sali Berishës dhe ne kërkojmë do t’i kërkojmë edhe të gjithë të gjitha trupave diplomatike që ndodhen në Shqipëri. Do t’i drejtohem të gjitha institucioneve shqiptare po edhe Gjykatës Kushtetuese. Të gjithëve do t’ju drejtohem. ta kërkojmë drejtësi, por në qoftë se nuk do të gjejmë në Shqipëri do t’ju kërkoj, do të drejtojmë Strasburgut dhe të gjitha instancave ne do të kërkojmë drejtësi, drejtësi, drejtësi.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!