Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Familja jonë kërkon drejtësi prej 1997-ës”/ Zylfie Haklaj: Sali Berisha është autori! Drejtësia nuk ka folur

schedule23:37 - 28 Nëntor, 2026

schedule 23:37 - 28 Nëntor, 2026

Plagët e së kaluarës vijojnë të mbeten të hapura për familjen Haklaj, ndërsa kërkesa për drejtësi për ngjarjet e rënda që kanë tronditur Tropojën që prej vitit 1997, sipas Zylfie Haklajt, ende nuk ka marrë përgjigje nga institucionet e drejtësisë.

Në një intervistë për ABC News, Haklaj shprehet se, pavarësisht dekadave të kaluara, familja e saj vijon të kërkojë zbardhjen e ngjarjeve dhe vendosjen e drejtësisë. Ajo drejton akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar si autor të shumë prej ngjarjeve që kanë tronditur Shqipërinë.

“Drejtësia e vonuar rrezikon të kthehet në drejtësi të mohuar”, thekson Haklaj, duke nënvizuar se mungesa e përgjigjeve dhe e përgjegjësisë ligjore ka bërë që përçarja të vijojë edhe sot.



“Pas 26 vitesh plagët mbeten të hapura sepse drejtësia nuk ka folur. Familja jonë kërkon drejtësi nga viti 1997 deri më sot nuk ka pasur drejtësi të vendosur, për ngjarjet që kanë goditur familjen tonë. Drejtësia e vonuar rrezikon të kthehet në drejtësi të mohuar. Kanë kaluar dekada , por ende nuk ka përgjigje për ngjarjet që kanë tronditur Tropojën. Ne nuk kërkojmë gjykim politik apo mediatik. Unë mendoj se Sali Berisha është autori i shumë ngjarjeve që kanë tronditur Shqipërinë. Për sa kohë nuk ka pasur drejtësi, e njëjta përçarje vazhdon edhe sot”, tha Zylfie Haklaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!