Ishte një duel edhe për NBA-në, edhe për Kupën. Në basketbollin amerikan së fundmi po praktikohet edhe një garë për një trofe tjetër, dhe në parketin e Arenës në Los Anxhelos u luajt një derbi I vërtetë I traditës.
San Antonio Spërs ia dolën të fitonin si miq 99-96 në fushën e Lejkërsave, dhe më i miri për ta ishte si zakonisht Viktor Uembanijama. Ylli nga Franca shënoi 25 pikë në 35 minuta që ishte në fushë, edhe pse bëri shumë gabime qoftë për tri pikë, qoftë nga vija e gjuajtjeve të lira.
Kapi edhe 15 topa në tabela, shërbeu pak asistë vetëm 2, por pati 4 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Zotësia e Uembit ishte edhe që nuk e humbi shpesh topin, ndërsa vendasit patën epërsi edhe 20 pikë në periodën e dytë.
Stefon Kastëll shtoi 26 pikë për teksanët, dhe Harper 14. Tek Lejkërsat, më i miri ishte ai i përhershmi, Luka Doncic, që shënoi 31 pikë.
Gjithsesi, kampioni nga Sllovenia bëri ishte një katastrofë në gjuajtjet për tri pikë, sepse realizoi vetëm një nga 13, edhe pse pati 6 topa në tabela e 8 asistë.
Ostin Rivs realizoi 21 pikë të tjera për Liqenasit. Me këtë fitore, San Antonio u kualifikua për në fazën me eliminim direkt në Kupën e NBA-së, dhe njëkohësisht mori kreun e renditjes në Konferencën Perëndimore, në sezonin e rregullt.


