Me ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar dhe homazhe pranë obeliskut të Besëlidhjes, qyteti i Lezhës festoi 28 Nëntorin, 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore, deputetë dhe qytetarë u bënë pjesë e ceremonisë zyrtare, duke nderuar figurat historike dhe kontributin e brezave që sollën krijimin e shtetit shqiptar.
Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përcollën mesazhet e tyre në këtë ditë simbol të historisë kombëtare, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.
Përkujtimi i kësaj date vijoi me aktivitete kulturore qe u mbajtën ne pallatin e Kulturës. Aktivitetet i dhanë qytetit atmosferën festive të një prej datave më domethënëse për shqiptarët.


