Grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Vlorë, në 114-vjetorin e Pavarësisë, në Ditën e 28 Nëntorit.
Vlora sot është veshur kuq e zi. Shqiptarët nga të gjitha trevat kanë zgjedhur të festojnë Pavarësinë në Vlorë.
Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali dhe përfaqësuesit e trevave shqiptare shpallën Pavarësinë e Shqipërisë, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit.
Kjo datë simbolizon përfundimin e një përpjekjeje të gjatë për liri, vetëvendosje dhe krijimin e shtetit shqiptar. Në këtë ditë, 114 vjet më parë, në Vlorë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, një akt historik që shënoi shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe hodhi themelet e shtetit të pavarur shqiptar.


