Çështja në gjykatë, Laçi i përgjigjet presidentit të Luftëtarit

schedule22:21 - 11 Janar, 2020

schedule 22:21 - 11 Janar, 2020

Presidenti i Luftëtarit, Besnik Halilaj, akuzoi se ekipi i Laçit nuk e ka respektuar garën në takimin e luajtur kundër skuadrës së tij, që u mbyll 4-0 në favor të kurbinasve. Për Panorama Sport, Halilaj tha se ka edhe fakte tronditëse për këtë akuzë të tij.

Prononcimi i Besnik Halilajt “Kemi fakte tronditëse edhe për në datën 14 dhjetor, kur është luajtur ndeshja e fazës së dytë në Laç. Gara respektohet duke respektuar rregulloren e federatës. Nëse Laçi e ndien veten si përfaqësues të organeve ligj-zbatuese të FSHF-së dhe ne nuk e dimë, atëherë të na e thotë. Unë flas me dokumente dhe fakte. Kush është ai që më thotë mua ‘paguaj lojtarët’?! Nuk dua të paguaj…! Më dënon ligji mua nëse nuk e bëj një gjë të tillë, jo klubi i Laçit. Lojtarin nuk e ka përzënë njeri nga klubi që i paska ardhur keq Laçit dhe i ka dhënë mundësinë të stërvitej. Mos na u hiqni si humanë, por respektoni rregulloren, kaq”. (Panorama Sport)

Ndërsa pak çaste më parë, klubi i Laçit njoftoi në faqen zyrtare se kjo çështje nuk do të ndalojë këtu dhe do t’i drejtohen dyerve të Gjykatave.

Njoftimi i KF Laçit: – Klubi i Futbollit Laçi duke u bazuar në deklaratën e dhënë për gazetën Panorama Sport nga presidenti i Luftëtarit Bekim Halilaj, i cili hedh akuza të rënda mbi ndeshjen tonë kundër Luftëtarit, e cila përfundoi në rezultatin 4-0 në Laç si dhe për takimin e parë në Gjirokastër që përfundoi në rezultatin 1-1.

Të ndodhur në një situatë të tillë jemi të detyruar ta ndjekim këtë çështje ligjërisht. Nuk mundet askush të përbaltë klubin tonë dhe atë që ekipi bën në fushën e blertë. E gjithë kjo është një prishje imazhi e Klubit të Futbollit Laçi dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, si dhe institucioneve përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Presidenti i Luftëtarit, Besnik Halilaj, akuzoi se ekipi i Laçit nuk e ka respektuar garën në takimin e luajtur kundër skuadrës së tij, që u mbyll 4-0 në favor të kurbinasve. Për Panorama Sport, Halilaj tha se ka edhe fakte tronditëse për këtë akuzë të tij.
Prononcimi i Besnik Halilajt – “Kemi fakte tronditëse edhe për në datën 14 dhjetor, kur është luajtur ndeshja e fazës së dytë në Laç. Gara respektohet duke respektuar rregulloren e federatës. Nëse Laçi e ndien veten si përfaqësues të organeve ligj-zbatuese të FSHF-së dhe ne nuk e dimë, atëherë të na e thotë. Unë flas me dokumente dhe fakte. Kush është ai që më thotë mua ‘paguaj lojtarët’?! Nuk dua të paguaj…! Më dënon ligji mua nëse nuk e bëj një gjë të tillë, jo klubi i Laçit. Lojtarin nuk e ka përzënë njeri nga klubi që i paska ardhur keq Laçit dhe i ka dhënë mundësinë të stërvitej. Mos na u hiqni si humanë, por respektoni rregulloren, kaq”. (Panorama Sport)
Ndërsa pak çaste më parë, klubi i Laçit njoftoi në faqen zyrtare se kjo çështje nuk do të ndalojë këtu dhe do t’i drejtohen dyerve të Gjykatave.
Njoftimi i KF Laçit: – Klubi i Futbollit Laçi duke u bazuar në deklaratën e dhënë për gazetën Panorama Sport nga presidenti i Luftëtarit Bekim Halilaj, i cili hedh akuza të rënda mbi ndeshjen tonë kundër Luftëtarit, e cila përfundoi në rezultatin 4-0 në Laç si dhe për takimin e parë në Gjirokastër që përfundoi në rezultatin 1-1.
Të ndodhur në një situatë të tillë jemi të detyruar ta ndjekim këtë çështje ligjërisht. Nuk mundet askush të përbaltë klubin tonë dhe atë që ekipi bën në fushën e blertë. E gjithë kjo është një prishje imazhi e Klubit të Futbollit Laçi dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, si dhe institucioneve përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!