Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri ushtarak Mi-17, humbin jetën 8 persona në Peru

schedule09:15 - 28 Nëntor, 2026

schedule 09:15 - 28 Nëntor, 2026

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore.

Sipas njoftimit zyrtar, nga Ministria e Mbrojtjes helikopteri i tipit Mi-17 po kthehej nga një mision shpëtimi, pasi kishte transportuar një patrullë ushtarake që kishte mbetur e bllokuar në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro.

Mes viktimave janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë, të cilët ishin shpëtuar pak kohë përpara aksidentit.



Një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa autoritetet peruane kanë konfirmuar bilancin tragjik të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!