Fituesi i fundit i Golden Globe për rolin e Artur Flek në filmin ‘Joker’, Joaquin Phoenix është një nga personat e fundit të famshëm që u arrestua si pjesë e protestave të përjavshme kundër ndryshimeve të klimës në Jane Fonda.
Media amerikane CNN, ka bërë me dije se policia e Washington DC, ka konfirmuar se aktori është arrestuar ditën e djeshme. Së bashku me të janë arrestuar edhe 146 persona të tjerë gjatë protestës për ndryshimet klimaterike.
Sipas policisë së kapitolit protestuesit janë akuzuar për tubim dhe pengim të jashtëligjshëm ka deklaruar zëdhënësi i departamentit të Policisë së Washingtonit për CNN.
Kjo është java e 14-të e protestave ndaj krizës klimatike në Washington, ku kanë marrë pjesë shumë emra të njohur si aktorët Ted Danson deri tek Iain Armitage.