Një automjet transporti mallrash është përfshirë nga flakët në bypassin e Fierit, në afërsi të Mbrostarit.
Mësohet se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili, pasi ka konstatuar flakët ka dalë nga mjeti, duke shmangur rrezikun për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./abcnews.al


