Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish luftëtarët e UÇK kundër vendimit të Hagës/ Nga Vlora kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

schedule17:20 - 27 Nëntor, 2026

schedule 17:20 - 27 Nëntor, 2026

Ish-pjesëtarët e UÇK-së nga Vlora e Pavarësisë reagojnë për vendimin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata e konsiderojnë të padrejtë vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa shpresat, edhe pse të pakta, i mbajnë te Gjykata e Apelit.

Sipas ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hajredin Mjeku, Reagim Kernava dhe Gjelberim Halili provat dhe dëshmitë e administruara nga Gjykata Speciale në Hagë janë të kontestuara, pasi, sipas tyre, një pjesë e tyre janë mbledhur në territorin e Kosovës dhe janë siguruar nga agjentë serbë.



Ata e konsiderojnë vendimin e Hagës të ndikuar nga Serbia dhe Rusia, duke e cilësuar si një përpjekje për të njollosur dhe hedhur poshtë luftën çlirimtare të Kosovës.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një vendim të qëllimshëm ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët i konsiderojnë çlirimtarë që luftuan dhe punuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht zhgënjimit nga vendimi, ish-pjesëtarët e UÇK-së shprehen se shpresat e fundit mbeten te Gjykata e Apelit.

Ata presin që në këtë fazë të shqyrtohet edhe një herë çështja dhe që katër ish-drejtuesit e UÇK-së të rikthehen në Kosovë, ashtu siç, sipas tyre, e meritojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!