Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, përfituesja me e madhe nga “Plani i Rritjes”/ Ekspertja: Reformat po japin rezultate, ekonomia e qëndrueshme

schedule14:34 - 27 Nëntor, 2026

schedule 14:34 - 27 Nëntor, 2026

TIRANË- Europa do mbërrijë në Shqipëri, përpara anëtarësimit të plotë, ndërsa tregu europian i punës dhe investimeve do hapet edhe për vendin tonë.

Marta Kos thotë se Shqipëria ka realizuar mbi 80 për qind të reformave dhe shpërblimi i parë është se Shqipëria do të përfitojë më shumë se gjysmën e fondit 338 milionë euro që BE do ta ndajë javët e ardhshme.

Pjesa e Shqipërisë do të jetë 186 milionë euro. Ekspertja e ekonomnisë, Romina Radonshiqi, tha se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, ekonomia e të cilës vazhdon të jetë e qëndrueshme si dhe konkurruese.



Ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare kanë dhënë rezultate në nivelet mikro dhe makro të ekonomisë.

Duke komentuar Samitin e përbashkët mes BE-Ballkanit Perëndimor, i cili zhvilloi punimet në Tiranë, Radonshiqi u shpreh se këto zhvillime përmirësojnë imazhin e vendit dhe për rrjedhojë fuqizojnë emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Lajm shumë i mirë në fakt dhe kemi dy vite që e ndiejmë. Rritja ekonomike është e qëndrueshme. Reformat kanë bërë një punë të mirë qoftë në aspektin mikroekonomik ashtu edhe atë makroekonomik. Një element pozitiv, pasi Shqipëri po përmirëson ndjeshëm imazhin dhe ky është një imazh që na duhet për përthithjen e investimeve e huaja. Një pjesë të mirë të fondeve i përthith Shqipëria për shkak të nivelit të performancës.

Në momentin që të përfshihemi në BE, do përballemi me një nivelit të lartë kompetitiv. Biznesi ka nevojë për mbështetje. Mbështetja e biznesit të vogël dhe të mesëm janë shumë të rëndësishëm”, tha ajo.

Shqipëria është përfituesja me e madhe e “Planit të Rritjes” nga Bashkimi Evropian dhe ky tregues tha ajo i jep peshë të madhe në rajon.

Ekspertja pohoi se Shqipëria duhet të mbajë nivelin e konkurrueshmërisë në rajon dhe të vijojë me hapa të tjerë për konsolidimin e pozicionit të saj.

“Patjetër që i jep një peshë në rajon, Shqipëria është identifikuar si një vend kompetitiv për thithjen e investimeve të huaja. Por ka ende sfida, të cilat duhen adresuar për të mbajtur këto pozita që kemi dhe për të avancuar më tej”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!