Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krisafi: Trump po zbaton ofensivë joshëse ndaj Putinit/ Kamberi: Lufta hibride e ka ekspozuar Europën ndaj sulmeve kibernetike

schedule21:35 - 26 Nëntor, 2026

schedule 21:35 - 26 Nëntor, 2026

Eksperti Ledion Krisafi u shpreh se Trump dhe Kushner po ndjekin një strategji joshëse ndaj Putinit, duke e trajtuar atë si një lider të madh për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

Sipas tij, administrata Trump do të dështonte nëse nuk do të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kujtuar premtimin e Trump se do ta përfundonte atë brenda 24 orëve.

“Kushner dhe Trump kanë një ofensivë joshëse ndaj Putinit. Putini është lider i historisë dhe mënyra si Witkoff takohet me Putinin ka një lloj ngazëllimi. Është një mënyrë për ta joshur, duke i thënë që është lider i madh, për të arritur në një marrëveshje përfundimtare. Mund të jetë pasojë e eksperiencës së tij të pakët, në krahasim me Putinin.



Po mundohen ta joshin Putinin për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Kjo administratë amerikane do të dështonte nëse nuk do të arrinte një marrëveshje, sepse një premtim i Trump ishte që luftën do ta mbyllte për 24 orë. Nëse po mundohen ta bëjnë këtë, është mënyra e gabuar.”

Analisti Geron Kamberi ka komentuar rrezikun e luftës hibride, duke theksuar se ekonomia dixhitale e ka bërë Europen dhe pjesën tjetër të botës më të cenueshme ndaj sulmeve kibernetike. Sipas tij, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë nuk është shoqëruar me të njëjtën shpejtësi nga aftësia e shteteve për t’u përgjigjur ndaj këtyre kërcënimeve.

“Strategjia e mushkonjës, për shkak të ngacmimit të vazhdueshëm, nuk e di nëse do të shkojë Europa në këtë qasje për shkak të luftës hibride, që tregon se vetë Perëndimi dhe bota janë bërë më të goditshme, sepse ekonomia dixhitale në të cilën ne jetojmë prej disa vitesh është e tillë. Dikush mund të godasë përmes një sulmi kibernetik dhe efekti është shumë i madh.

Jemi në një situatë tjetër dhe shpejtësia me të cilën ka ecur teknologjia nuk është ndjekur nga shtetet për të reaguar. Askush nuk është në gjendje të vërë gishtin diku dhe dëmi është shumë i madh.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!