Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestat dhe reagimet e diasporës, duke kundërshtuar idenë se Shqipëria po sulmohet nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Sipas Çupit, çështja e diasporës po përdoret në mënyrë të gabuar në debatin publik, pasi diaspora nuk sulmon Shqipërinë.
Çupi foli edhe për protestën e 28 Nëntorit, në Ditën e Flamurit, ku u shpreh se edhe shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin e tij në një ditë të shënuar.
“Kemi të bëjmë me një front, jemi të sulmuar nga të gjitha mjetet. Çështja e diasporës nuk ekziston, diaspora nuk sulmon Shqipërinë. Ata pak njerëz që vijnë nga diaspora janë ose njerëz të përjashtuar, ose të shtëpive të barit në Londër, ose që vërtiten, ose paguhen. Shumica janë kosovarë dhe shqiptarë të Maqedonisë. Ne humbim rrugën kur themi që na sulmon diaspora.
S’është diaspora që sulmon Shqipërinë, ata janë shqiptarë që kanë njerëzit e tyre këtu. Pse sulmohen më datë 28, në Ditën e Flamurit, është një pyetje e madhe. Nuk e bën shqiptari më të keq, nuk e bën. Kjo është për të poshtëruar, është një dorë tjetër që bën llogaritë. Jo të gjitha këshillat që vijnë nga jashtë janë të suksesshme.
Spektri politik që e mbështet bën mirë që e mbështet, sepse ai është, po dëshmon kush është dhe a duhet votuar për ta apo jo. Problemi është terrorizmi i jashtëm që po përgjon prej gjashtë muajsh.”



