Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia drejt zgjedhjeve të vitit 2028, koalicioni qeverisës dakordësohet për rikandidimin e Erdoganit

schedule21:39 - 26 Nëntor, 2026

schedule 21:39 - 26 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e ardhshme në Turqi pritet të zhvillohen gjatë vitit 2028, ndërsa data e mbajtjes së tyre mund të zhvendoset përpara afatit të parashikuar të majit. Këtë e bëri të ditur zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz.

Sipas tij, brenda koalicionit qeverisës është arritur tashmë një dakordësi për rikandidimin e presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur për datën e zgjedhjeve, Yilmaz deklaroi se ato do të mbahen në vitin 2028, por la të hapur mundësinë që procesi zgjedhor të zhvillohet një ose dy muaj më herët se afati i planifikuar.



“Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2028. Ka diskutime nëse ato mund të mbahen një ose dy muaj më parë. Është e mundur që data të shtyhet disi”, u shpreh ai.

Zëvendëspresidenti konfirmoi gjithashtu se aleanca qeverisëse ka arritur konsensus për kandidaturën e Erdogan në zgjedhjet e ardhshme.

“Tashmë ekziston një konsensus brenda aleancës që Erdogan duhet të jetë përsëri kandidat,” theksoi Yilmaz.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!