Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Europa po nxiton drejt nesh”/ Çupi: Shqipëria dhe Mali i Zi në vijën e parë të integrimit në BE

schedule20:38 - 26 Nëntor, 2026

schedule 20:38 - 26 Nëntor, 2026

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor ka hyrë në një fazë konkrete dhe të përshpejtuar.

Sipas tij, Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet më të avancuara në këtë proces, ndërsa afatet e vendosura nga institucionet europiane tregojnë vendosmërinë për të ecur më shpejt drejt anëtarësimit.

Çupi u ndal edhe te Plani i Rritjes dhe samiti i investimeve që po zhvillohet në Tiranë, duke i cilësuar ato si elemente të rëndësishme të kësaj faze të re të integrimit europian.



“Shiko, kjo është Shqipëria, jo vetëm Shqipëria, por dhe vendet e Ballkanit dhe Bashkimi Europian kanë hyrë në terme konkrete. Kjo që përshkruani ju është vërtet një term konkret në raport me pranimin, me hapa drejt Bashkimit Europian dhe vetë Bashkimit Europian. Për të qenë të saktë, IPARD-i ishte nën survejim, nuk ishte ndaluar, nuk kish marrë një vendim e tjerë, por verifikohej.

Tani problemi është se pranimi në Bashkimin Europian nuk është më një çështje e sentimenteve. Është kapërcyer ‘e do s’e do populli’, ‘jemi popull fisnik, s’jemi popull fisnik’ e tjerë e tjerë. Ka mbaruar. Hapat drejt Bashkimit Europian, tona dhe të Ballkanit Perëndimor, krahas me hapat e Bashkimit Europian, janë përshpejtuar. Janë përshpejtuar në dy plane.

E para, janë përshpejtuar afatet që ka caktuar, dhe po të shikosh afatet që ka caktuar Bashkimi Europian, kupton shumë mirë se ajo po nxiton. Për shembull, afati i parë i Planit të Rritjes ishte 2002… ishin tre vjet. Tani i kemi 2026-2027, është vetëm pak muaj më shumë se një vit. Domethënë janë shumë të shpejta.

Çfarë ka ndodhur me Ballkanin Perëndimor? Në vitin 2022, madje ndoshta në fillim të 2025, ne e kemi thënë gjithë kohës dhe është thënë në literaturë, është thënë në analizë, është thënë ‘ËB6’. Sot nuk mund të thuash ‘ËB6’, mund të thuash vetëm ‘ËB2’. Domethënë tani ka ecur, është qëruar situata, është përshpejtuar, është bërë kaq e qartë dhe është në momentet e fundit; kanë mbetur vetëm dy vende. Ka mbetur Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilët janë në ‘front-runner’ për të hyrë në Bashkimin Europian.

Për shembull, sot Shqipëria ka plotësuar gjashtë nga 14 hapat bazikë për në Bashkimin Europian, sot që flasim. Shembull më i nxitimit me vrap drejt Europës, apo më saktë me vrap Europa drejt nesh, është fakti që më i interesuar është Komisioni që të mbyllë pesë kapituj në dhjetor. Është shumë e qartë se ku, çfarë po bëhet dhe çfarë po ndodh.

Çështja themelore mbetet tek Plani i Rritjes. Plani i rritjes është kjo që po ndodh edhe këtu në Tiranë sot, praktikisht sot me samitin e investimeve, i cili çuditërisht dhe s’e vëmë re në media, s’është vënë re, është e dyta herë që bëhet në Tiranë”, tha Çupi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!