Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”. Marta Kos: BE po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

schedule17:57 - 26 Nëntor, 2026

schedule 17:57 - 26 Nëntor, 2026

Reformat në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor.

Kështu deklaroi Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në përfundim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian po përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, ndërsa vlerësoi progresin e vendeve të rajonit.

Sipas Kos, Mali i Zi është pranë përmbylljes së negociatave, ndërsa Shqipëria, nëse vijon me të njëjtin ritëm reformash, mund ta bëjë vitin 2027 një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE.



Komisionerja përmendi gjithashtu përparimin e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se zgjerimi evropian përbën një mundësi të rëndësishme si për zhvillimin ekonomik, ashtu edhe për investitorët e huaj.

“Reformat e zgjerimit fuqizojnë rritjen ekonomikë. Ballkani Perëndimor është qëndron për atë ardhmen ekonomike dhe investuesit në rajon. Ky moment është një moment i mirë për të zgjedhur Ballkanin Perëndimor për investimet e huaja.

Për herë të parë që nga anëtarësimi i Kroacisë në BE, BE po përgatitet që të presë anëtarë të rinj. Dhe dy shtetet që kanë ecur përpara janë dy vende po nga ky rajon. Mali i Zi është shumë afër dhe që vitin e ardhëm, në verë mund të shkruajë marrëveshjen e anëtarësimit. Shqipëria po ashtu po ecën në të njëjtën rrugë, viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë nëse ecën me të njëjtin ritëm.

Edhe Maqedonia e Veriut po ecën me ritme të shpejta. Këto janë reforma që po ecin me begatinë“, tha komisionerja Kos/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!