Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi kërkon përgjegjësi politike nga të gjithë”, Marta Kos: Shqiptarët duan anëtarësimin në BE, ky është avantazhi juaj!

schedule15:22 - 26 Nëntor, 2026

schedule 15:22 - 26 Nëntor, 2026

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përcjellë një mesazh të qartë për Shqipërinë vuri theksin në zbatimin e reformave, luftën ndaj korrupsionit si edhe forcimit të institucioneve të llogaridhënies.

Ajo u ndal edhe te rëndësia e dialogut politik, duke nënvizuar se protestat paqësore janë pjesë e proceseve demokratike dhe se anëtarësimi në BE kërkon përgjegjësi nga të gjitha palët politike.

“Të gjithë e dimë që udhërrëfyesi në vetvete nuk përbën asnjë garanci. Sa më pranë jemi pranë anëtarësimit, aq më e rëndësishme bëhet të dëshmohet se institucionet funksionojnë dhe se ligjet zbatohen në praktikë.



Për shtetet tona anëtarë, rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe përafrimi me legjislacionin e BE, për mjedisin, do të jenë ndër testet më vendimtare, fokusi do jetë te zbatimi, te veprimet jo thjesht te fjalët.

Në fushën e shtetit të së drejtës prova vendimtare do të jetë mënyra si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve, përfshi edhe rastet kur ato kanë të bëjnë me vënien përpara përgjegjësisë të personave me pozita të larta pushteti. Në zbatimin e ligjit shihet nëse institucionet janë vërtetë të pavarura dhe nëse shoqëria po ndryshon.

Ne e dimë se ndërtimi i inst llogaridhënëse është ndër sfidat më të vështira. Ndryshime të tilla nuk ndodhin kurrë pa hasur në rezistencë ato kërkojnë vullnet të jashtëzakonshëm politik, po Shqipëria i ka të gjithë mundësitë për t’ia dalë mbanë.

Shqipëria ka një avantazh, shqiptarët mbështesin anëtarësimin në BE, mbështetja e qytetarëve shqiptarë është më e larta në të gjithë vendet kandidate, kjo mbështetje e gjerë ju jep ju mandatin politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme dhe për ta ruajtur këtë mbështetje dhe për mbushur pritshmëritë e publikut është e rëndësishme që qytetarët të përfshihen në këtë proces. Zbatimi I ligjeve të reja është një provë por po aq e rëndësishme është mënyra si hartohen këto ligje. Për këtë ky këshill ka një rëndësi të vecantë, është një hapësirë ku diskutohet e ardhmja europiane e Shqipërisë. Anëtarësimi në BE kërkon përgjegjësi politike nga të gjithë. Ata që ndikohen nga ndryshimet e legjislacionit duhet të kenë mundësi për të qenë pjesë e procesit.

Deputet kanë përgjegjësinë për të sjellë shqetësiet e zgjedhësve në debatin kombëtar.

Një moment i tillë historik duhet të sjellë dialog, protestat e paqshme janë pjesë e proceseve demokratike. Nuk bëhemi pjesë e debatit të brendshëm. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi që të përmbushen standardet.

Cështje të tjera kërkojnë dialog politik, qytetarët që kërkojnë veprim kundër korrupsionit mund ta ndihmojnë vendin. Ata ofrojnë mundësinë për të ecur përpara më shpejt. Janë shqetësime që merren seriozisht, kjo do e fuqishëm kredibilitetin e Shqipërisë”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!