Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania rrit sigurinë përballë kërcënimeve/ Thërret rezervistët të jenë gati për mobilizim ushtarak

schedule13:53 - 26 Nëntor, 2026

schedule 13:53 - 26 Nëntor, 2026

Britania e Madhe po forcon masat e gatishmërisë ushtarake përballë tensioneve në rritje në arenën ndërkombëtare. Rreth 100 mijë ish-pjesëtarë të forcave të armatosura janë kontaktuar nga autoritetet britanike, për të verifikuar nëse mund të jenë të disponueshëm në rast të një emergjence apo konflikti të armatosur.

Përmes letrave të dërguara, atyre u kërkohet të përditësojnë të dhënat personale, informacionin mbi punësimin aktual, si dhe aftësitë dhe përvojën e fituar pas largimit nga shërbimi ushtarak.

Nisma lidhet me funksionimin e të ashtuquajturës Rezervë Strategjike, ku përfshihen ish-ushtarakë që mund të rikthehen në shërbim për të përforcuar ushtrinë britanike në rast nevoje.



Sekretari britanik i Mbrojtjes, deklaroi për Sky News se këto masa janë pjesë e përgjegjësisë së qeverisë për t’u përgatitur përballë kërcënimeve ndaj Britanisë dhe aleatëve të saj.

Britania po ndërmerr këto hapa në një periudhë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, veçanërisht në raportet me Rusinë dhe Iranin, si dhe shqetësimeve për sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s.

Gjatë Luftës së Ftohtë, vendi kishte një sistem të organizuar mobilizimi, ku rezervistët mbanin pajisjet ushtarake dhe merrnin pjesë në stërvitje të rregullta. Ky mekanizëm u ndërpre pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, kryesisht për arsye financiare.

Tashmë, autoritetet britanike synojnë të kenë një pasqyrë të qartë të kapaciteteve njerëzore që mund të vihen në dispozicion në rast emergjence. Përditësimi i të dhënave të ish-ushtarakëve shihet si pjesë e përgatitjes së vendit për një situatë të mundshme sigurie, pa nënkuptuar për momentin një mobilizim të menjëhershëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!