Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter kthehet “i madh” në Europë/ Zikaltërit arritën edhe fitoren e dytë radhazi në Champions

schedule12:52 - 26 Nëntor, 2026

schedule 12:52 - 26 Nëntor, 2026

Shpresat janë shtuar, ndonëse dyshimet mbeten. Interi është tashmë në rrugën e duhur për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë në Champions, objektiv që duhet të quhet minimal për kampionët e Italisë.

Suksesi 2-0 në “San Siro” ndaj Shtutgartit, ishte rezultati pozitiv I radhës që pas humbjes së rëndë në derbin ndaj Milanit në Serinë A, në 31 tetor.

Ishte edhe I merituar dhe një lehtësim në renditje, si dhe pas barazimit 4-4 në fushën e Atalantës në Serinë A, një fitore që u shpërdorua në mënyrë të pabesueshme.



Kroati I ri Petar Sucic shënoi me penallti në 57’ dhe kapiteni Lautaro Martinez e realizoi golin e tij. Kapiteni hyri në fushë në 68’, duke u kthyer pas 43 ditësh mungesë për shkak dëmtimi, ndërsa kishte humbur 7 ndeshje.

Interi padyshim që e kishte ndjerë mungesën e tij. Sulmuesi vulosi fitoren në një përballje të fortë, kur Interi luajti më mirë dhe arriti ta dominonte. Zikaltërit bënë trefishin e gjuajtjeve në portë dhe përgjithësi ishin më lart, por rruga drejt kualifikimit është e gjatë.

Milanezët janë në vendin e 12-të, pozicion për të kaluar në raundin e dytë, por jo ende si një nga 8 vendet e para, siç i takon kampiones së Italisë. Shtutgarti ndërkaq është në zonën që të kualifikon të paktën për të plej of./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!