Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka shpallur sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 27 dhjetor 2026.
Gjatë një konference për media në Kuvendin e Serbisë, Çupiç bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Ligjin për Zgjedhjen e Presidentit.
Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve demokratike, duke nënvizuar se ky është një detyrim i të gjithë shoqërisë, veçanërisht i aktorëve politikë dhe mediave.
“Ndërtimi i institucioneve demokratike është detyrë e të gjithë neve, veçanërisht i aktorëve politikë dhe mediave”, deklaroi Çupiç.
Ai bëri thirrje për zhvillimin e debateve publike dhe një proces zgjedhor demokratik që do të nxisë pjesëmarrje të lartë në votime.
Çupiç u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që më 27 dhjetor të dalin në zgjedhje, me qëllim që vullneti i popullit të përcaktojë një president me legjitimitet të fortë.
Ndërkohë, zgjedhjet e ardhshme vijnë pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiçit nga posti i presidentit të Serbisë, më 27 shtator 2026.



