Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Durrësi në majën e Evropës! Mexhit Hysenaj rrëmben medaljen e Argjendin në Evropianin e Kickbox

schedule12:06 - 26 Nëntor, 2026

schedule 12:06 - 26 Nëntor, 2026

Nga Durrësi drejt majës së Evropës! Mexhit Hysenaj shkruan një tjetër kapitull të suksesit në karrierën e tij sportive, duke u shpallur nënkampion i Evropës në kickbox, në kampionatin ËAKO 2026.

Në një kompeticion gjigant, ku morën pjesë përfaqësues nga 48 shtete, sportisti shqiptar arriti të fitojë medaljen e argjendtë në disiplinën Loë Kick, në kategorinë -81 kilogramë. Europiani u zhvillua në Shkup, nga 6 deri më 15 nëntor, dhe për Hysenajn rruga drejt finales kaloi përmes tri përballjeve të forta. Fillimisht mposhti boshnjakun Amir Falani, më pas triumfoi në çerekfinale ndaj kosovarit Gëzim Morina, ndërsa në gjysmëfinale kaloi kroatin Gaj Cosic, me ndërprerje të ndeshjes nga arbitri (RSC).

Në finalen e madhe, përballë turkut Bayram Eren Celep, një prej favoritëve të kategorisë, Mexhiti luftoi për titullin kontinental, duke e mbyllur garën me medaljen e argjendtë dhe statusin e nënkampionit të Evropës. Por ky sukses nuk erdhi rastësisht. Prej gjashtë vitesh pjesë e kickboxit shqiptar dhe sportist i ekipit të Teutës, Hysenaj ka ndërtuar një karrierë të bazuar te disiplina, përkushtimi dhe sakrifica, nën drejtimin e trajnerëve Enton Kikrri dhe Ndriçim Hysenaj.



Pesë herë kampion i Shqipërisë, kampion i Ballkanit në kickbox profesionist dhe fitues me nokaut ndaj një kundërshtari dy herë kampion bote në një ndeshje në Zvicër, ai tashmë ka edhe një medalje evropiane në koleksionin e tij. Nga ringjet shqiptare te arena ndërkombëtare, Mexhit Hysenaj dëshmon se ëndrra për majën e Evropës ndërtohet me vite pune. Por argjendi i Shkupit mund të jetë vetëm fillimi i një historie edhe më të madhe!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!