Festën e nisi disa javë më parë, dhe në këtë mënyrë.
Vedat Muriqi është padyshim një realitet në futbollin turk dhe në atë europian, e pasi tundi rrjetën e Liverpulit, duke siguruar fitoren 3-2 të Fenerbahçes në Champions, u përsërit.
Sulmuesi i Kosovës, një nga më të fortët në kontinent këta dy vjet, realizoi në portën e Shahtarit të Donjeckut, në duelin e javës së pestë në grupin e Ligës së Kampionëve.
Përballja u zhvillua në fushë neutrale, në “Stemford Brixh” të Londrës, në prani të një numri mjaft të respektuar spektatorës, mbi 36 000.
Ylli “dardan” vulosi fatin e sfidës me golin e vetëm të saj shënuar në minutën e 56-të.
Pra, janë dy rrjeta në pesë ndeshje në të cilat ka luajtur në Champions këtë sezon, e këtyre u shtohen edhe 7 në Superligën e Turqisë, dhe një në plej ofin e Ligës së Kampionëve.
Pra, në total, Muriqi ka shënuar 10 herë si dhe ka shërbyer 2 asiste në 20 ndeshje.
Aspak keq.
Ai u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj skuadrës ukrainase, duke merituar trofeun prestigjioz individual.
Edhe vetë legjenda e futbollit, Zllatan Ibrahimoviç, i thuri lavde shqiptarit të Kosovës, duke theksuar se I pëlqejnë më shumë sulmuesit që luftojnë, që dinë të vuajnë dhe që janë në vendin e duhur në kohën e duhur.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Fenerbahçes në grup, dhe gjithnjë vendimtar ka qenë Muriqi, ndërsa ekzistojnë shanset për t’u kualifikuar në raundin e dytë në Champions.



