Shumë pak për thënë se kriza ka kaluar, por nga Champions League, Manchester United sheh një “dritë në fund të tunelit”. Skuadra angleze arriti të shpëtojë një sfidë, që u duk e humbur që në fillim, duke barazuar 2-2 në transfertën e Lisbonës kundër Sporting.
Pika e parë edhe për trajnerin Maurizio Pochettino, që mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në një moment të vështirë.
Pjesa e parë ishte e gjitha për portugezët, ndërsa protagonist ishte Suarez.
Sulmuesi gaboi në fillim një 11-metërsh, por tre minuta më pas shleu gabimin, duke shënuar golin e epërsisë për Sporting.
Pushimi i bëri mirë Manchester United, që në pjesën e dytë përmbysi shumë shpejt shifrat.
Në minutën e 48-të, Bruno Fernandez barazoi rezultatin nga pika e penalltisë, ndërsa dy minuta më vonë me ndihmën e një gafe vtë portierit vendas e ktheu festën në anën e anglezëve.
Por shpresat e tyre për fitore morën një goditje të rëndë në minutën e 80-të kur Suarez barazoi edhe një herë shifrat dhe u shuan përfundimisht kur sistemi VAR anuloi realizimin e Pereira.
Në fund vetëm një pikë për të dyja skuadrat, që mbeten në zonën e play off në renditjen e fazës së ligës në Champions./abcnews.al



