Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern, “krizë” në Champions/ Bavarezët u mundën papritur në Francë, Lille e përmbys 2-1

schedule11:39 - 26 Nëntor, 2026

schedule 11:39 - 26 Nëntor, 2026

Padyshim që ishte momenti më i keq. Përballja në Champions këtë fundjavë nuk ishte nga ato të pamundurat, por gjithsesi goditja e madhe për shkak të dëmtimeve u ndje shumë tek Bajerni.

Gjigandët bavarezë u mundën 2-1 në Francë nga Lila, edhe pse kaluan të parën në avantazh, dhe në formacion, e as në stol, nuk ishin yjet e mëdhenj Harri Kejn, Majkëll Olise dhe Manuel Nojer.

Po ashtu, as Xhamal Musiala, që është kthyer në çështje. Në një përballje që doli shumë e vështirë, Bajerni kaloi përpara kur mbrojtësi Upamekano tundi rrjetën në 15’.



Miqtë mbajtën shumë më tepër topin, por Lila ishte shumë e frymëzuar, aq më tepër nga përkrahja e mbi 46 000 tifozëve. Francezët gjuajtën pa fund, më shumë sesa gjermanët, edhe pse kampionët gjermanë goditën më shumë brenda kuadratit të portës.

Pas pushimit, Ueda barazoi në 62’ dhe Pavlovic shkaktoi një autogol për humor në 65’. Pra, për 3 minuta u vendos fati i ndeshjes, dhe kritikat nga mediat gjermane ishin të ashpra.

E përditshmja “Bild” I vendos gjashtë lojtarëve bavarezë notën ngelëse 5, që është si 4-ta në shkollat shqiptare. “Humbje e papritur nga Lila dhe vëllai I Mbapesë, – shkruan e përditshmja tabloide gjermane, – autogol, sherr, dhe humbje e Bajernit!”

Për më tepër, tek bavarezët nuk janë kohë të qeta, dhe jo vetëm për shkak të dëmtimit të Harri Kejnit, apo humbjes së vendit të parë në Bundesligë. Kjo u kuptua kur Xhoshua Kimih kritikoi ashpër drejtuesit e nderit të klubit, Uli Hënes e Karl-Hajnc Rumenige, që kishin thënë se Xhamal Musialës i duhet ulur rroga për shkak të dëmtimeve dhe formës.

“Kjo është tërësisht e papranueshme”, – ishin fjalët e drejtpërdrejta të yllit të Gjermanisë. Bajerni ka zbritur në vendin e 15-të në renditjen e Championsit, me vetëm 8 pikë, dhe rrezikon vendin në 8 të parat që kualifikohen si të favorizuara në short, ndonëse diferenca është vetëm 2 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!