Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Spiropali mbahet mend vetëm për Skënderbeun”/ Mile: Karriera e saj, me shumë kthesa dhe mungesë koherence

schedule20:32 - 25 Nëntor, 2026

schedule 20:32 - 25 Nëntor, 2026

Pedagogu Klementin mile thotë se deputetja e PS, Elisa Spiropali mbahet mend vetëm për perifrazimin që i ka bërë në 2017, kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar ‘Skënderbe’.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mile u shpreh se karriera e saj politike, ka pasur kthesa dhe mungesë koherence.

Për çfarë mbahet mend Elisa Spiropali, përveçse për javët e fundit, që u shkarkua? Që nga momenti i shkarkimit e deri tani. Mbahet mend vetëm për Skënderbeun, edhe për një histori doganash. Janë dy elementë me të cilat identifikohet figura e saj. Çfarë lloj karriere politike ka tentuar të bëjë zonja? Ka pasur shumë kthesa, mungesë koherence, nuk më bën të besoj se është i njëjti person që kërkon të hapet gara dhe të bëhet kryetare e Partisë Socialiste. Sa i përket Ramës, është përgjegjësia e tij, kryetari i një partie dhe kryeministri i vendit ka të drejtën të zgjedhë me cilët njerëz do të punojë. Kur i dalin kaq shpesh njerëz të papërshtatshëm, duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet që ka bërë Mendoj që duhet të thotë diçka edhe ai, lidhur me këto lloj fenomenesh”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!