Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një mama fiton “Miss Universe”/ Për herë të parë kurorën e konkursit të bukurisë e merr një nënë

schedule15:51 - 25 Nëntor, 2026

schedule 15:51 - 25 Nëntor, 2026

Për herë të parë në historinë e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe”, kurorën e ka fituar një nënë. 27-vjeçarja Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, u shpall fituese e edicionit të 75-të të konkursit, në finalen e zhvilluar në San Juan.

Barreto triumfoi mes më shumë se 110 konkurrenteve nga vende dhe territore të ndryshme të botës, duke i dhuruar Porto Rikos kurorën e gjashtë në historinë e këtij kompeticioni, pas dy dekadash pa një fitore.

27-vjeçarja nga Mayagüez ka përfunduar studimet në psikologji dhe zotëron dy diploma masteri, në psikologji dhe punë sociale klinike. Përpara pjesëmarrjes në konkurs, ajo ka punuar me familjet e personelit ushtarak amerikan, duke ofruar mbështetje për personat e prekur nga dhuna në familje dhe abuzimi ndaj fëmijëve.



Përtej karrierës profesionale, Jennifer Barreto është edhe nënë e një vajze shtatëvjeçare, të quajtur Penelope. Pikërisht ky fakt e bën fitoren e saj historike, duke shënuar një tjetër hap drejt përfshirjes dhe diversitetit në konkursin e bukurisë.

Në pesëshen e fundit, krahas fitueses nga Porto Riko, u renditën Melissa Núñez nga Republika Dominikane, Clara Vegas Goetz nga Venezuela, Bea Millan-Windorski nga Filipinet dhe Georgia Waddington nga Zelanda e Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!