Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy “skifterë” në shtëpinë e princit William. Londër, dy të arrestuarit ishin shqiptarë

schedule13:27 - 25 Nëntor, 2026

schedule 13:27 - 25 Nëntor, 2026

Dy të arrestuarit brenda rezidencës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk të Britanisë së Madhe janë shqiptarë.

Sipas mediave britanike, dy shqiptarët, Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, kanë shënjestruar rezidencën për ta grabitur, pa e ditur se ajo i përkiste çiftit mbretëror.

Ngjarja ndodhi në një moment kur Princi William, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre nuk ndodheshin në banesë. Në momentin që doku dhe ndoci hynë në rezidencë, u aktivizuan sistemet e sigurisë.



Menjëherë pas aktivizimit të alarmit, policia britanike nisi kërkimet në zonë, me angazhimin e dronëve dhe helikopterëve.

Pas operacionit, dy shqiptarët u arrestuan brenda territorit të rezidencës, nën akuzat për grabitje dhe hyrje të paautorizuar. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë e përfshirjes së një personi të tretë, i cili dyshohet se mund të jetë larguar pa u arrestuar.

Sipas mediave britanike, njëri prej shqiptarëve kishte paraqitur më herët një kërkesë për azil në Mbretërinë e Bashkuar, por statusi i tij kishte skaduar.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga rezidenca është marrë ndonjë send apo nëse janë shkaktuar dëme materiale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!