Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Como “prish” mbrëmjen e shqiptarëve/ Strakosha dhe Pilo titullarë, AEK Athinë humbet 1-0 në Itali

schedule12:09 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:09 - 25 Nëntor, 2026

Debutimi i Thomas Strakoshës në këtë edicion të Champions u prish me humbjen 1-0 në AEK Athinë në transfertën e Como. Bashkë me portierin, si gjithmonë titullar me kampionët helenë ishte edhe Stavro Pilo, me mbojtësin që nuk arriti të lerë gjurmë pas golave të shënuar ndaj Real Madrid dhe Manchester City në sfidat e mëparshme.

Festa ishte e gjitha për skuadrën italiane, që kaloi një tjetër mbrëmje të madhje në arenën kryesore të futbollit në Europë. Të zotët e shtëpisë dominuan ndeshjen, ndërsa në pjesën e parë shpërdoruan shansin më të mirë për të kaluar në epërsi.

Në minutën e 29-të, Da Cunha gaboi nga pika e penalltisë, duke lënë të pandryshuar rezultatin deri në pushim. Gjithsesi, me rikthimin në fushë skuadra e drejtuar nga Fabregas gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57-të, me një realizim të bukur të Luis Milla.



Nuk sollën asgjë tjetër përpjekjet e të dy ekipeve deri në vërshëllimën e fundit që sinjalizoi fundin e ndeshjes. Një tjetër fitore historike për Como, që ruan një vend nderi mes më të mëdhenjve të Europës, i treti me 12 pikë në renditjen e përgjithshme.

Krejt e ndryshme situata për AEK e shqiptarëve, që me vetëm tre pikë në pesë ndeshje zbeh shpresat për të vazhduar më tej në Champions League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!