Reforma Zgjedhore duket se po dakordon mazhorancën dhe opozitën jashtë parlamentare. Kryetarja e LSI-së shpreh gatishmëri për angazhim në të gjitha reformat që e çojnë vendin drejt integrimit, teksa veçoi atë atë zgjedhores.
“9 kushtet fillojnë me Reformën Zgjedhore, miratimin dhe më pas implementimin e saj për të tejkaluar krizën. Edi Rama nuk do që të mbyllë Reformën Zgjedhore. Ne si opozitë jemi të gatshëm për të gjithë propozimet për Reformës Zgjedhore”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së në takimin me strukturat në Elbasan iu rikthye marrëdhënieve që vendosi kryeministri Rama me politikanët e Kosovës.
Një thirrje Kryemadhi e pati jo vetëm për kryeministrin, por edhe për ata që ajo i quajti sponsorizues të Ramës.
Teksa shpërndau kartat e reja të anëtarësisë për të rinjtë, Kryemadhi tha se LSI do të trokasë edhe në dyert e socialistëve të zhgënjyer që të marrin fatet e tyre në dorë e të drejtojnë të ardhmen./abcnews.al