Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë në Itali

schedule17:27 - 25 Janar, 2018

schedule 17:27 - 25 Janar, 2018

Tre lojtarë shqiptarë shkëlqyen këtë mesjavë në futbollin Italian. Tomas Strakosha bëri pritje të mëdha, ndërsa Ismet Sinani e Lirim Kastrati shënuan gola për ekipet Shpresa.

Më i shquari dalë nga dalë po bëhet ai.

Tomas Strakosha nuk i ka lënë gjë mangut emrave me përvojë më të gjatë si Etrit Berisha apo Elseid Hysaj, duke u konfirmuar si një nga portierët më të mirë në Serinë A.
Gardiani i kombëtares shqiptare pati një tjetër ndeshje të shkëlqyer me Lacion, atë që u fitua 3-0 ndaj Udinezes në stadiumin “Olimpiko” të Romës.
I riu 22-vjeçar bëri të paktën dy pritje të mëdha, ndërsa skuadra e trajnerit Simone Inzagi vazhdoi ecurinë e saj të panjollë, duke u ngjitur në vendin e tretë.
Interi e Roma janë lënë prapa me pikë, ndërsa Juventusi është prapa me gola, pasi Lacio është ekipi që shënon më shumë se të gjithë në kampionat, plot 56 gola në 21 javë.
Gjithsesi, Strakosha nuk ishte shqiptari i vetëm që ra në sy.

I mrekullueshëm 18-vjeçari Ismet Sinani, pjesë e Shpresave të Milanit.
Djaloshi nga Kosova, por që luan për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë, realizoi gol në fitoren 2-0 ndaj Atalantës në Kupën e Italisë për moshat U23.
Kjo, vetëm pak ditë pas rrjetës ndaj Sasuolos, në takimin e kampionatit të kësaj kategorie.

Sinani ka pasaportën shqiptare dhe pritet të jetë shpejt pjesë e kombëtares .
Një tjetër shqiptar shënoi gol, Lirim Kastrati i Romës U23, me mbrojtësin që ka zgjedhur të luajë për Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!