Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin

schedule18:56 - 24 Nëntor, 2026

schedule 18:56 - 24 Nëntor, 2026

Është kapur 17-vjeçari i dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20. Pas ngjarjes, 17-vjeçari u largua nga vendi, ndërsa 29-vjeçari u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se pas veprimeve të kryera, është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e të dyshuarit.



Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!