Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kolumbi/ Shpërthim me bombë në Villavicencio, 25 të plagosur

schedule19:03 - 24 Nëntor, 2026

schedule 19:03 - 24 Nëntor, 2026

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me bombë në qytetin e Villavicencios, në Kolumbi. Nga ngjarja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke prekur ndërtesa institucionale, biznese private dhe automjete.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës, pranë selisë së qeverisë së departamentit Meta. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fasada të dëmtuara, automjete të përfshira nga flakët dhe xhama të thyer në disa prej ndërtesave përreth.

Incidenti vjen në një periudhë kur Kolumbia po përballet me një përshkallëzim të dhunës mes grupeve të armatosura rivale, të cilat luftojnë për kontrollin e aktiviteteve të paligjshme dhe rrjeteve të trafikut, kryesisht në zonat përgjatë kufirit me Venezuelën.



Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se pas sulmit mund të qëndrojë Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për autorët e shpërthimit.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet, nga janari deri në nëntor të këtij viti në vend janë regjistruar gjithsej 358 sulme, duke reflektuar përmasat e situatës së sigurisë në Kolumbi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!